
Kandidati për kryetar të Tetovës nga AKI, Bajram Rexhepi, ishte sonte mysafir në konakun e familjes Ramanxhiku, njofton Top24
Ai u prit me mikpritje dhe biseda të ngrohta, duke theksuar vlerat dhe traditat e pasura të Tetovës. Rexhepi falënderoi familjen për mikpritjen dhe vuri në pah rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët për të kuptuar nevojat dhe aspiratat e tyre.
“Një mbrëmje e mbushur me muhabet, ngrohtësi dhe energji pozitive, ashtu siç e do zakoni tetovar,” tha Rexhepi, duke shtuar se kjo vizitë forcon lidhjen me komunitetin dhe shërben si frymëzim për angazhimin e tij për qytetin.



