
Valon Bela ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj makinës së gazetarit Naser Selmani. Ai theksoi se çdo akt dhune ndaj gazetarëve është një goditje e rëndë jo vetëm mbi fjalën e lirë, por edhe mbi demokracinë dhe njerëzimin në tërësi.
“Mendimet ndryshe janë pjesë e përditshmërisë sonë dhe çdo akt dhune duhet të marrë dënimin e merituar. Uroj për zbardhjen e shpejtë të rastit”, shkroi Bela në reagimin e tij.



