LajmeMaqedoniTopLajm

Prokuroria hap lëndë për akuzat e përgjimeve

Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar se ka hapur një lëndë për të verifikuar akuzat rreth monitorimit të kryeministrit, pas udhëzimit nga prokurori publik Ljupço Kocevski. Institucioni thekson se çdo pretendim, përfshirë edhe informacionet e fundit të publikuara nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK), do të shqyrtohet me kujdes dhe në përputhje me ligjin.

Prokuroria sqaron se nuk ka mundësi të kryejë ndjekje të paligjshme të komunikimeve. Çdo veprim realizohet vetëm në bazë të kërkesave ligjore të ASK-së, të cilat duhet të aprovohen nga Gjykata e Lartë para lëshimit të urdhrit për masa speciale hetimore.

“Veprimet tona kryhen vetëm për vepra penale të parashikuara qartë në ligj, në përputhje të plotë me procedurat ligjore”, theksojnë nga PTHP NKOK, duke sqaruar se çdo masë monitorimi është e autorizuar dhe e kontrolluar nga institucionet kompetente.

Related Articles

Back to top button
Close
Close