LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani i pranishëm në festën e Ditës Kombëtare të Zvicrës në Shkup

Kandidati i AKI-it për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, mori pjesë sonte në pritjen solemne të organizuar në Rezidencën Zvicerane në Shkup me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, njofton Top24

Ngjarja mblodhi personalitete të shumta politike, diplomatike dhe shoqërore, ku Osmani pati rastin të shprehë mirënjohjen e tij për ambasadoren Véronique Hulmann, e cila gjatë mandatit të saj ka kontribuar në forcimin e partneritetit mes Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Një mbrëmje e rëndësishme që reflekton miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona,” ka theksuar Osmani.

Pjesëmarrja e tij në këtë ceremoni shihet si një shenjë e angazhimit të tij për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfaqësimin e denjë të qytetarëve të Çairit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close