LajmeMaqedoniTopLajm

“Kemi luftuar për të qenë zot shtëpie, për një vit na e morën tapinë” – Osmani thirrje që të mos shitet vota më 19 tetor

Kandidati i AKI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka bërë një thirrje të fuqishme ndaj qytetarëve për të mos lejuar manipulimin e votës në zgjedhjet lokale më 19 tetor. Ai e ka krahasuar situatën politike me humbjen e sovranitetit dhe kontrollit mbi vendimet e tyre, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave dhe vullnetit të qytetarëve, njofton Top24

“Vëllezër, neve na e kanë marrë sovranitetin. Nuk vendosim më për të ardhmen e këtij shteti, për shkak se dikush tjetër vendos për ne. Neve na është marrë tapia e shtëpisë, kemi luftuar për atë tapi, për t’u bërë zot shtëpie edhe na e kanë marrë brenda një viti. Prandaj këto zgjedhje janë referendum, ta kthejmë tapinë e shtëpisë, ta kthejmë statusin e zotit të shtëpisë, por edhe e treta – ta parandalojmë vjedhjen e vullnetit, ose blerjen e vullnetit tuaj. Nuk jemi ne popull që e shesim votën për 1 mijë denarë apo për një bager që kalon rreth shtëpisë,” tha Osmani.

Ai bëri thirrje që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë të lirë dhe të mos lejojnë që zgjedhjet të ndikohen nga interesa të jashtme apo blerja e votave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close