LajmeMaqedoni

AKTIVITETE EDUKATIVE DHE KULTURORE PËR TË RINJTË NË KOÇAN, NË ORGANIZIM TË EUROPE HOUSE

Duke filluar nga shtatori e deri në fund të vitit, në Koçan, Jurop Haus do të realizojë një sërë aktivitetesh që do t’u kushtohen nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.

Aktivitetet nisin më 4 shtator me performancën e “Bibi dhe Bobi” në sheshin e qytetit, para Shtëpisë së Kulturës. Ky aktivitet organizohet me rastin e fillimit të vitit shkollor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nxënësve më të vegjël.

Aktiviteti i radhës, me titull „Velo Rodeo“, do të mbahet më 19 shtator në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, në bashkëpunim me ECO LOGIC. Ngjarja përfshin punëtori për ngasje të sigurt të biçikletës, të cilat do të përmbyllen me prezantimin praktik të një piste të re biçikletash me pengesa dhe sfida. Qëllimi është të edukohen të rinjtë dhe qytetarët për rëndësinë e lëvizjes së sigurt, si dhe të nxitet përdorimi i formave alternative dhe ekologjike të transportit.

Aktivitetet në shtator nuk do të përfundojnë këtu, sepse në fund të muajit, në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë, Europe House planifikon të realizojë edhe ord-lojën interaktive „Election Ville“, e cila do t’u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme në Koçan. Kjo lojë këtë vit u zhvillua në gjashtë qytete të vendit dhe kulmoi me finalen e madhe në Shkup. Aktiviteti synon t’i njoftojë të rinjtë me mënyrën e funksionimit të pushtetit lokal. Ekipi i nxënësve nga Strumica, të cilët fituan në finalen nacionale në Shkup, do të jenë moderatorët e lojës në Koçan.

Përveç programit të shtatorit, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në tetor, nëntor dhe dhjetor, kur do të organizohen shfaqje të ndryshme dhe punëtori të destinuara edhe për publikun e gjerë.

Me këto aktivitete, Europe House vazhdon misionin e tij për përfshirjen aktive të të rinjve dhe qytetarëve në iniciativa kulturore, arsimore dhe shoqërore. Programi në Koçan përfaqëson gjithashtu një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin e komuniteteve lokale më të vogla në mbarë vendin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close