LajmeMaqedoniTopLajm

VLEN: BDI-ja manipulon ndjenjat kombëtare, nuk është parti e reformuar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk është një parti e reformuar, por një grupacion që manipulon ndjenjat kombëtare dhe aspiratat evropiane të shqiptarëve, për interesa të ngushta partiake dhe personale. Kështu deklaroi sot në një konferencë për media deputetja e koalicionit VLEN, Merita Kollçi Koxhaxhiku.

Ajo kritikoi ashpër deklaratat e fundit të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili pranoi se ka pasur takime me ish-kryeministrin e arratisur Nikola Gruevski në Budapest.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të një rrëfimi skandaloz nga Bujar Osmani – një njeri që për më shumë se dy dekada ka keqpërdorur besimin e shqiptarëve. Ai refuzoi publikisht të mohojë takimin me Nikola Gruevskin, një person i shpallur në listën e zezë amerikane dhe i kërkuar nga drejtësia,” theksoi Kollçi Koxhaxhiku.

Deputetja ngriti disa pyetje publike për Osmanin, duke kërkuar transparencë mbi natyrën dhe qëllimin e këtyre kontakteve:

Që kur takimet e një ministri të Jashtëm me individë nga lista e zezë amerikane klasifikohen si sekrete?

A janë raportuar këto takime në Prokurorinë Publike apo në Ministrinë e Brendshme?

Cili është interesi i vërtetë pas këtij komunikimi të fshehtë?

Sipas saj, qytetarët shqiptarë meritojnë përgjigje të qarta dhe jo heshtje.

“Kujtojmë se ndihma për arratisjen e Nikola Gruevskit ishte vepër e BDI-së. Ligji për amnisti për Mijalkovin dhe bashkëpunëtorët e tij ishte gjithashtu nënshkruar nga BDI-ja. Të gjitha këto janë dëshmi të dëshpërimit të një elite të korruptuar që e di se koha e saj ka marrë fund,” shtoi Kollçi Koxhaxhiku.

Ajo akuzoi më tej BDI-në për shndërrimin e politikës në “treg dhe biznes”, ndërsa shqiptarët, sipas saj, janë kthyer në pengje të marrëveshjeve me kriminelë dhe refugjatë politikë.

“VLEN është këtu për të rikthyer politikën e pastër, për të siguruar transparencë dhe për të vendosur përgjegjësi. Qytetarët meritojnë ndershmëri dhe drejtësi, jo marrëveshje të fshehta me ata që grabitën shtetin,” përfundoi ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close