LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Sonte nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte në një tubim me aktivistë dhe mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim në Çair së bashku me kandidatin për komunën e Çairit, Bujar Osmanin dhe kandidatin për qytetin e Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd, kanë nëshkruar  Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001, shkruan Top24

Ali Ahmeti 

Sonte, në Çair, bashkë me Bujar Osmanin dhe Skender Rexhepin – Zejdin, nënshkruam Aktin e Çairit, duke vulosur bashkimin më të madh kombëtar që nga viti 2001.
Të gjithë janë të bashkuar, si më parë, për ta kthyer dinjitetin, për ta kthyer nderin, për ti mbrojtur të arriturat. Atëherë kushtrimi ishte për ta fituar barazinë, sot është për ta mbrojtur atë.
#Bashkë për t’i dhënë fund diskriminimit, nënçmimit, keqmenaxhimit. Lëvizja gjithëpopullore e rezistencës dhe shpresës po bëhet çdo ditë më e fuqishme dhe më gjithëpërfshirëse!
Të gjithë në këmbë, gati për referendumin e tetorit!

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close