
Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione të pa konfirmuara deri tani nga ana e MBP-së që flasin për një zënkë mes kryetarit aktual të Çairit dhe personave të afërt me zëvendëskryeminstrin Izet Mexhiti. Në një faqe në rrjetet sociale me emër “Ora e Arbërit” raportohet si më poshtë:
Rrahje mes Visar Ganiut dhe personave të afërt me Izet Mexhitin dhe Ejup Ademit?!
Sipas informacioneve të fundit jozyrtare, mësohet se ka pasur një incident fizik mes Visar Ganiut dhe një personi të afërt me Izet Mexhitin dhe Ejup Ademin. Dëshmitarë të pranishëm pretendojnë se ngjarja ka ndodhur në një kafene që lidhet me zëvendësministren Kaltrina Zekolli (1shi), ku kryetari i Çairit, Visar Ganiu, dyshohet se është sulmuar fizikisht.
Detajet mbi incidentin ende nuk janë të plota, por sipas burimeve, tensionet mund të lidhen me procedurat gjyqësore të hapura ndaj Ganiut, veçanërisht mbi dyshimet për keqpërdorime me procesin e legalizimeve.
Raportohet gjithashtu se Ganiu ka shprehur paralajmërime se “nëse ai përfundon në burg, nuk do të shkojë vetëm, por do të marrë edhe të tjerë me vete” – deklaratë që supozohet se përfshin edhe Izet Mexhitin dhe Ejup Ademin.
Ndërkohë, mungesa publike e vetë Visar Ganiut dhe Jetmir Asanit (kryetarit aktual të Këshillit Konunal) kohëve të fundit ka shtuar dyshimet dhe spekulimet rreth këtyre zhvillimeve.
#izetmexhiti #visaganiu #ejupademi



