Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet 30 minuta, informoi pasdite Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në vendkalimet e tjera kufitare, sipas informacioneve të LAMM, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Për shkak të pushimeve verore, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur dhe po shënohet një frekuencë më e madhe e automjeteve.



