LajmeMaqedoni

Mot me diell dhe me vranësira mesatare

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPMM), mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë do të mbajë deri të premten me një rritje graduale të temperaturave ditore. Të shtunën pasdite, gjatë natës dhe të dielën në mëngjes do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, mjaft e fortë jugperëndimore, ndërsa të dielën do të fryjë erë veriore, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore. Pastaj vjen një periudhë moti stabil dhe më i ngrohtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close