
Aleanca për Shqiptarët themloi Shtabin Komunal Zgjedhor të degës së Zhelinës, ku me mbështetje unanime, Denis Aliti, u zhgjodh Kryetar i Shtabit.
Punimet i ndoqi Sekretarja e Përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ndërsa morën pjesë drejtuesit dhe të gjitha strukturat lokale të ASH në Komunën e Zhelinës.
Aleanca për Shqiptarët nën drejtimin e Ziadin Selës, me besimin e dëshmuar gjatë veprimtarisë së deritanishme po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe tek shqiptarët si në çdo vendbanim.
Si një forcë politike serioze dhe shpresë për shqiptarët, vazhdojmë që me punë dhe angazhim maksimal të veprojmë në mbrojtje të statusit dhe të drejtave të shqiptarëve, për tu bërë ballë fushatës diskriminuese të Qeverisë monoetnike dhe antishqiptare, si dhe të gjithë atyre që mbështesin ose realizojnë skenaret e kësaj Qeverie në çdo vendbanim.
Aleanca për Shqiptarët – Zhelinë



