
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka shpalosur sot planin për pensionistët, njofton Top24
Në kuadër të kësaj press konferencë, ai është pyetur edhe për procedurën e Prokurorisë për Samitin e OSBE-së të mbajtur në Shkup teksa Osmani ka qenë ministër i Punëve të Jashtëm.
Osmani tha se kjo është thjeshtë një shprehje e “panikës nga VLEN, pasi sipas tij, anketat janë duke e nxjerr fitues në Çair”.
“Dje e kam pranuar një anketë, serioze, kredibile ku dallimi mes meje dhe kundërkandidatit tim është 10% dhe nuk ka komunë në Maqedoninë e Veriut ku dallimi është 10%. Në panik ata duan të shpifin me qëllim që të thonë se nuk jemi vetëm ne (VLEN) të korruptuar, por ja që jeni edhe ju (BDI)”, tha Osmani.



