LajmeMaqedoniTeknologjiTopLajm

Edhe këtë vit Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë në rajon

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut gëzojnë internetin mobil më të shpejtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave, shpejtësia mesatare e internetit mobil në këtë shtet arrin në 161.53 mbps, duke e lënë pas Shqipërinë dhe Kosovën.

Renditja e internetit mobil (mbps):

Maqedonia e Veriut – 161.53 mbps

Shqipëria – 104.11 mbps

Kosova – 97.43 mbps

Mali i Zi – 80.27 mbps

Serbia – 71.70 mbps

Bosnja e Hercegovina – 29.65 mbps

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për internetin fiks (në shtëpi apo zyra), Serbia ka shpejtësinë më të lartë në rajon, me 92.21 mbps, duke lënë pas Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Renditja e internetit fiks (mbps):

Serbia – 92.21 mbps

Mali i Zi – 87.64 mbps

Shqipëria – 84.64 mbps

Kosova – 82.24 mbps

Maqedonia e Veriut – 49.01 mbps

Bosnja e Hercegovina – 35.71 mbps

Bosnja e Hercegovina, më e ngadalta në të dy kategoritë

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me internetin më të ngadaltë, si në celular ashtu edhe në rrjetet fikse. (A2Televizion)

Related Articles

Back to top button
Close
Close