
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se Çmimi Shtetëror “Nënë Tereza” këtë vit do t’i jepet jepet Borçe Stamenovit dhe doc. dr. Irfan Ahmetit.
Çmimet do të jepen në mënyrë solemne, më 26 gusht 2025 (e martë), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 11:00.
Nga Kuvendi sqarojnë se ky çmim ka “vlerë të rëndësishme me interes për shtetin në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe
për inkurajimin, avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit, si midis popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme”.



