LajmeMaqedoniTopLajm

Emir Sulejmani premton shpërblim për 50 nxënësit e dalluar

Kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani, ka premtuar mbështetje konkrete për nxënësit e dalluar të komunës.

Investimi më i vlefshëm është tek dija! Prandaj, çdo vit 50 nxënësit më të dalluar do të shpërblehen financiarisht nga Komuna e Zhelinës”, ka deklaruar Sulejmani.

Sipas tij, ky hap synon të motivojë nxënësit për rezultate më të larta dhe të krijojë kushte që të rinjtë të shohin arsimin si prioritet për zhvillimin personal dhe shoqëror.

Sulejmani thekson se investimi në dije është investim në të ardhmen e Zhelinës dhe se mbështetja e brezit të ri do të jetë një nga shtyllat kryesore të programit të tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close