LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi sa më afër tetovarëve: Çdo të mërkurë, dera ime do të jetë e hapur për qytetarët e Tetovës!

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka premtuar se nëse merr mandatin, do të ketë një ditë të hapur çdo javë për qytetarët, njofton Top24

Me këtë nismë, ai thekson se synon të rikthejë besimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve, duke vendosur transparencën dhe afërsinë si themel të qeverisjes së tij.

👥 DITA E HAPUR ME KRYETARIN

Tetova ka nevojë për një kryetar që nuk fshihet pas dyerve të zyrës, por del përballë qytetarëve të vet.
Çdo të mërkurë, dera ime do të jetë e hapur. Pa pengesa, pa ndërmjetës, pa lista të privilegjuarish.
🔹 Kushdo që ka një hall, një propozim apo një ide, do të ulet ballë për ballë me kryetarin e komunës.
🔹 Çdo pyetje do të marrë përgjigje, çdo zë do të dëgjohet.
Kështu ndërtohet besimi, me komunikim të drejtpëdrejtë dhe afërsi me qytetarët.
Tetova ka ardhmëri vetëm me udhëheqësi që do të jetë afër, dhe të gatshme të dëgjojë dhe veprojë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close