LajmeMaqedoniTopLajm

A do të ketë numër të madh kandidatësh në zgjedhje lokale? Kondarko: Dy nënshkrimet nuk janë kusht i vetëm për listë kandidatësh

Na nevojitet një Kod Zgjedhor krejtësisht i ri me rregulla zgjedhore të përcaktuara saktë, deklaroi kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Lidhur me analizat dhe paralajmërimet për numër të madh listash kandidatësh për shkak se tani nuk nevojiten më shumë se dy nënshkrime, ai theksoi se KSHZ ka autorizime të sjellë vendime përkatëse.

“Pra, KSHZ do të përballet me të gjitha këto sfida, do të gjejë zgjidhje. Ka mekanizma në ligj. KSHZ ka autorizime të sjellë vendime përkatëse. Kushti i vetëm nuk janë vetëm dy nënshkrimet minimale për paraqitjen e listës, në kushte kur ajo çështje nuk është e rregulluar nga ana e Kuvendit, KSHZ, në përputhje me nenin 31 paragrafi 2.2, ka detyrë të sjellë rregullore për rregullimin e procedurës për paraqitjen e listave të kandidatëve”, theksoi Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ.

Related Articles

Back to top button
Close
Close