
Njomza Fetai nga BDI ka dalë me një konferencë për media ku ka adresuar kritika ndaj kryetarit aktual të Tetovës, Bilall Kasami, njofton Top24
Ajo ka përmendur rastin e stadiumit të Tetovës, ku siç thotë është njëri nga shumë premtimet e parealizuara.
“Në këtë konferencë për shtyp do të denoncojmë mashtrimin e madh që i është bërë Tetovës – farsa
e Bilall Kasamit me ndërtimin e stadiumit të qytetit. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami,
vitin e kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare, në një shfaqje të turpshme me një eskavator e
goditi tribunën e tifozëve në stadiumin e Tetovës, kinse duke filluar punimet për ndërtimin e
stadiumit të ri. Sot, pas më shumë se një vit nga ajo skenë e turpshme, ajo pjesë e tribunës mbeti e
prishur, punimet janë ndaluar dhe asgjë nuk është bërë. Asnjë gur nuk është lëvizur. Stadiumi nuk u
bë realitet për qytetin.
Tani, kur afrohen zgjedhjet lokale, Kasami po përdor sërish të njëjtën shfaqje mashtrimi. Pa asnjë
punë konkrete, ai shfaqet me deklarata propagandistike duke e fryer inteligjencën e qytetarëve të
Tetovës me premtimet e njëjta boshe, sikur para një viti. Një vit më parë e shkatërroi tribunën e
tifozëve, ndërsa sot në vend që të ndërtoj, ai vazhdon të shes iluzione dhe mashtrime.
Ky nuk është vetëm mashtrim, por është tallje me inteligjencën e tetovarëve dhe abuzim me
ndjenjat e mijëra tifozëve të Shkëndijës, të cilët prej vitesh presin një stadium të denjë për klubin
dhe qytetin e tyre.
Tetova është lodhur nga gënjeshtrat, është lodhur nga skenat propagandistike dhe është lodhur nga
një kryetar që, në vend që të ndërtojë, shkatërron, e më pas shfaqet si shpëtimtar.
I bëjmë thirrje Bilall Kasamit, të cilit i kanë mbetur edhe disa ditë në krye të komunës së Tetovës, që
të jep përgjegjësi për premtimet e parealizuara që i kujtohen vetëm kur ka zgjedhje dhe për
bllokimin e fondeve për ndërtimin e stadiumit në Kuvend, nga VLEN dhe partnerët e tyre në Qeveri.
Qytetarët e Tetovës nuk kanë stadium, por kanë një kryetar që i ka mashtruar dhe vazhdon t’i
mashtrojë. Tetova meriton një kryetar që ndërton, jo një kryetar që gënjen”, tha mes tjerash Fetai.



