Bota

Leyen: BE-ja do të akordojë mbi katër miliardë euro për Ukrainën

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Bashkimi Evropian do të akordojë sot më shumë se katër miliardë euro në mbështetje të Ukrainës.

“Solidariteti i BE-së me Ukrainën është i palëkundur. Ky është angazhimi ynë jo vetëm për rimëkëmbjen e Ukrainës, por edhe për të ardhmen e saj si një vend sovran dhe demokratik”, njoftoi Leyen në platformën Iks.

Ajo shtoi se mbështetja e përgjithshme financiare për Ukrainën nga BE-ja dhe vendet-anëtare të saj ka arritur në 168.9 miliardë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close