LajmeMaqedoniTopLajm

Rina Ajdari për KSHZ: A mundet më keq se kaq?!

Edhe Rina Ajdari nga BDI ka reaguar për vendimin e KSHZ-së, duke thënë se edhe ajo dëshmoi se ka mojirizim në sjelljen e vendimeve. Ajo pyet a mundet më keq se kaq?, njofton Top24

“Majorizim edhe gjatë sjelljes së vendimeve në KSHZ. A mundet më keq se kaq?!

KSHZ, në vend që të ruajë rendin kushtetues dhe demokracinë, u bë instrument i shkeljes së saj. Me udhëzimin e miratuar për zvogëlimin e numrit të këshilltarëve komunal, ky institucion jo vetëm që del jashtë kompetencave por edhe ju hoqi qytetarëve të drejtën për përfaqësim përmes këtij vendimi jokushtetues.
Kjo është një tjetër përpjekje për të zbehur demokracinë lokale dhe për të kontrolluar vullnetin e popullit.
Kush ia jep të drejtën KSHZ-së të jetë mbi kushtetutën?
Deri ku do të shkojë ky abuzim me shtetin dhe demokracinë?
Dhe përgjigjet janë të thjeshta. Të drejtën ua jep kjo strukturë qeverisëse ndërsa ky abuzim me shtetin, qytetarët dhe me demokracinë do të vazhdojë deri sa të krijojnë “shtet të pastër etnik” dhe të zhdukin përfundimisht çdo gjurmë të Marrëveshjes së Ohrit.
Deri atëherë, do të shohim edhe më keq se kaq”, shkruan Ajdari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close