LajmeMaqedoniTopLajm

Dijana Toska: Fryma antishqiptare e qeverisë VMRO-svlen po reflektohet edhe në KSHZ!

Deputetja e BDI-së, Dijana Toska ka reaguar ashpër pas vendimit të KSHZ-së për uljen e numrit të këshilltarëve, njofton Top24

Thotë se ky vendim shpërfaq frymën antishqiptare të qeverisë VMRO-SVLEN.

“Fryma antishqiptare e qeverisë VMRO-svlen po reflektohet edhe në KSHZ!

Ne si Front Europian, votuam kundër Propozim ligjet për Vetqeverisje lokale dhe Kodin zgjedhor që burojnë nga Qeveria ugurzeze me qëllim të zvoglimit të numrit të këshilltarëve komunal.
KSHZ-ja duhet të ketë kujdes dhe të veprojë drejtë dhe sipas Kushtetutës e jo sipas vendimit të qeverisë!
Miq, me këtë vendim zvogëlohet numri i këshilltarëve në Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe në disa komuna tjera, 14 në total.
Prandaj, të kemi kujdes me 19 tetor se këto zgjedhje se nuk janë të rëndomta, por janë REFERENDUM për ti thënë mjaftë më kësaj të keqeje që e ka gjetë popullin tonë me këta vasalë!
P.S. Pse anëtari i VLEN nuk shkoi për të mbrojtur numrin e këshilltarëve në komunat shqiptare? Kush ia ndaloi!?”, tha Toska.

 

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close