BotaLajmeTopLajm

Plani i Izraelit për të rrafshuar Gazën, organizatat ndërkombëtare të ndihmave: Ofensiva do të jetë shkatërruese për civilët e prekur nga uria!

Tre organizata të mëdha ndërkombëtare të ndihmës kanë lëshuar një paralajmërim urgjent lidhur me ofensivën e planifikuar të Izraelit në qytetin e Gazës.

Do të kishte pasoja të mëtejshme shkatërruese për civilët aty ku kushtet e urisë tashmë ekzistojnë”, thuhet në një deklaratë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), UNICEF, Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Agjencitë thanë se ishin “thellësisht të shqetësuara” për kërcënimet e qeverisë izraelite.

Uria duhet të ndalet me çdo kusht. Një armëpushim i menjëhershëm dhe përfundimi i konfliktit është thelbësor për të lejuar një përgjigje humanitare të papenguar dhe në shkallë të gjerë që mund të shpëtojë jetë”, thonë më tej agjencitë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close