LajmeMaqedoniTopLajm

Në një atmosferë impozante, Abdliazis Azizi emërohet shef i shtabit lokal në Zhelinë

Kandidati për kryetar të Zhelinës, Emir Sulejmani ka njoftuar se është zgjedhur shefi i shtabit lokal dhe ai do të jetë Abdliazis Azizi, njofton Top24

“Në prani të strukturës partiake dhe Shefit të Shtabit Qendror, Faton Ahmeti, emruam Abdliazis Azizin si Shef të Shtabit Lokal në Komunën e Zhelinës.

Ky është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt fitores më 19 Tetor.
Abdliazisi është njeri i përkushtuar, i vendosur dhe me besim të madh në vizionin tonë për Zhelinën e nesërme.
Angazhimi i tij, përvoja dhe energjia që sjell në ekip janë garanci se shtabi ynë lokal do të funksionojë me organizim, përgjegjësi dhe frymë fitoreje.
Prania e Shefit të Shtabit Qendror dhe mbështetja e strukturës sonë partiake e bën edhe më të fortë këtë vendim, duke dëshmuar se jemi një trup i bashkuar që ecën drejt fitores.

Related Articles

Back to top button
Close
Close