
Ish kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini përmes një postimi reagoi ndaj lajmit për kontratën e motrës së saj në ministrinë e shëndetësisë duke theksuar se gjithëçka ka qenë ligjore dhe se ajo vetëm ka ndihmuar në punë administrative për dy muaj ndërsa ajo nuk ka pasur asnjë far kompetence vendimarrëse, shkruan Top24
Po qarkullojnë akuza të pavërteta, të shoqëruara me fyerje të ulëta mbi mua dhe familjen time, për gjoja “punësimin e motrës sime”.
E para, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë kompetencë vendimmarrëse për punësime. Kurrefarë!
E dyta, është e turpshme që ish-miq, me të cilët kemi ndarë bukën e gojës, sot për interesa të ngushta politike, hedhin baltë mbi mua dhe familjen time.
Po e them troç, motra ime ka ndihmuar vetëm 1 muaj e gjysmë në Ministrinë e Shëndetësisë, në një periudhë tranzicioni kur institucioni ishte i paralizuar nga katrahura e ministrit paraprak. Ajo ishte e angazhuar për punë thjesht administrative- përkthyese, me kontratë modeste dhe në përputhje të plotë me ligjin. As nuk ka keqpërdorur mjete, as nuk ka marrë privilegje, asgjë!
E di që fjala “familje” ju djeg. Prandaj, po ju tregoj diçka për familjen time, jemi dy vajza që kemi nisur punën që në adoleshencë. Unë që në moshën 18 -vjeçare, e motra ime që në 16. Asnjëherë nuk kemi pritur favore politike, as mbështetje të fshehtë. Përkundrazi, partia që i dilni zot sot, i la prindërit e mi pa punë gjithë jetën e tyre.
Si Artist i pavarur prindi im beri qe asgje mos na mungoi, na mundesuan e na plotsuan cdo gjë dhe kur nuk na i thanë vështirsitë.
Sa i përket babait tim askush nuk ia fali postin. Ai është i vetmi aktor dhe regjisor profesionist që jeton e vepron në Dibër, me mbi 30 vite kontribut në kulturën dhe skenën Dibrane e Shqiptare.
Prandaj, mos e përdorni emrin e tij për të baltosur punën dhe sakrificat tona. Babai im nuk vuan nga kompleksi i të qenurit drejtor, sepse drejtori i vërtetë është shërbyes i institucionit, jo karrige e rrogë.
Sot është e nesër mund të mos jetë, jeta vazhdon dhe përkushtimi i atij ndaj profesionit dhe ndaj nesh do jetë prap i njejtë.
Portalet që menaxhon partia juaj i ushqen me shpifje, të cilave më pas ju u bëni jehonë si të tërbuar, duhet ta kuptojnë një gjë që as nuk më ndalojnë, as nuk më trembin të them atë që mendoj edhe ndjej.
Prandaj, kujdes me fjalët dhe shpifjet. Unë e di çfarë kam bërë, e di kush jam dhe mbi të gjitha, e di çfarë nuk jeni ju.



