LajmeMaqedoniRajonTopLajm

Sot seanca për konstituimin e Kuvendit

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, sot duke filluar nga ora 11:00 është thirrur seanca konstituive e Kuvendit.

Në këtë seancë pritet të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së 9-të, për të vijuar procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, si dhe për konstituimin e organeve të tjera udhëheqëse.

Pas publikimit të aktgjykimit, afati 30-ditor për përfundimin e konstituimit ka nisur zyrtarisht, duke e vënë Kuvendin dhe subjektet politike përballë një presioni institucional dhe kushtetues për të siguruar funksionalitetin e plotë të institucionit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se konstituimi i Kuvendit është një urgjencë shtetërore, duke theksuar rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja në këtë periudhë sfidash globale dhe zhvillimesh të ndjeshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close