LajmeMaqedoniTopLajm

Zhernovski: Qeveria s’ka legjitimitet etnik, zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme

Ish-kryetari i Komunës së Qendrës dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, vlerëson se pas ngjarjeve të fundjavës së kaluar është bërë e qartë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme në Maqedoni, njofton Top24

Në një status në rrjetet sociale, Zhernovski shkruan se shumica qeverisëse është “vite dritë larg” sigurimit të shumicës së Badenterit, gjë që sipas tij është tregues i një krize të thellë politike.

“Sasia e madhe e deputetëve që fitoi VMRO-DPMNE nuk do të thotë asgjë nëse nuk ka cilësi për menaxhimin e proceseve politike. Shifrat në dukje stabile në Parlament nuk nënkuptojnë edhe sistem stabil,” thekson ai.

Zhernovski kujton se vendimet për të cilat nevojitet shumicë e cilësuar tashmë po trokasin në derë, ndërsa Brukseli po humbet durimin për shkak të pamundësisë së zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

“Shtuna e dështuar në Kuvend tregoi se na pret periudhë e pafunksionalitetit dhe se janë lëkundur ‘themelet stabile’ për të cilat kryeministri pretendonte se i kishte ngritur. Nëse këto janë themelet për të ardhmen, atëherë është e qartë se me këtë qeveri, Maqedonia nuk ka asnjë të ardhme,” shkruan Zhernovski.

Ai shton se edhe pse pushteti po përgatitet për zgjedhjet lokale, sytë e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tashmë janë kthyer kah zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close