
Ndonëse para se të dal vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kryeministri në detyrë është zotuar se do ta respektojnë vendimin e kësaj gjykate, ai sot ka thënë se tij ‘kësaj here gjërat po marrin një tjetër kahje’.
Sipas tij vonesa në publikimin e aktgjykimit të plotë – ndryshe nga rasti i 26 qershorit, kur gjithçka ishte publikuar në të njëjtën ditë – ngre dyshime për mospërputhje dhe zbulon një precedent shqetësues në qasjen e Gjykatës.
“Edhe një herë po e ritheksoj që ne gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, por kësaj radhe për dallim nga 26 qershori e kemi vetëm njoftimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e kemi aktgjykimin e plotë, i cili po vonohet, të cilin duhet ta lexojmë në tërësinë e tij. Më 26 qershor e kemi pasur në të njëjtën ditë njoftimin edhe aktgjykimin. Tash më 8 gusht e patëm njoftimin, por ja që ende nuk e kemi aktgjykimin. Kur ta lexojmë atë do ta themi vlerësimin tonë meritor. Por nuk është mirë që kemi këtë vonesë, por në bazë të njoftimit, në bindjen time, ka mospërputhje mes këtij aktgjykimi në versionin e plotë që jemi duke e pritur dhe 26 qershorit të po kësaj përvoje të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti.



