LajmeMaqedoniTopLajm

Dita e Armatës, Siljanovska-Davkova: Rendi global është i fragmentuar, arkitektura e sigurisë evropiane është e dëmtuar

Bllokimi i eurointegrimeve, duke përfshirë edhe bllokimin tonë, po merr dimension dhe karakter të një rreziku serioz sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në, vlerësoi presidentja dhe komandantja e përgjithshme e forcave të armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova. Në fjalimin e saj në shënimin qendror me rastin e Ditës së Ushtrisë, 18 gusht, që u mbajt në kazermën e “Jane Sandanski” në Shtipi, Siljanovska-Davkova tha se natyra e luftës po ndryshon me shpejtësi, ndërsa gara galopuese në armatim dikton më shumë investime në mbrojtje. Sipas saj, rëndësia e vetëqëndrueshmërisë nuk ka qenë kurrë më e madhe.

“Jam e vetëdijshme se jetojmë në një nga kohërat më të paqëndrueshme, më të paparashikueshme dhe më të pasigurta. Rendi global është i fragmentuar. Arkitektura e sigurisë evropiane është e dëmtuar, konfliktet në Lindjen e Mesme po ashpërsohen dhe thellohen. Rreziqet klimatike nga viti në vit po shtohen. Bllokada e eurointegrimeve, duke përfshirë edhe tonën, theksoj, po merr dimension dhe karakter të një rreziku serioz sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në”, tha Gordana Siljanovska Davkova, presidente.

Related Articles

Back to top button
Close
Close