
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit kandidat i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani përmes një postimi ka ndarë llogon e re të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim duke shënuar se “Sot është koha të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, të bashkohemi dhe të ndërtojmë një të ardhme ku fëmijët tanë do të kenë mundësi dhe shpresa. Bashkimi është forca jonë, dhe besimi tek njëri-tjetri është mesazhi që dërgojmë”, shkruan Top24
Me logon tonë të re dhe si pjesë e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Aleanca për Shqiptarët hyn e bashkuar në zgjedhjet e tetorit.
Jemi në kohëra sfiduese, ku shqiptarët nuk ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar nga qeveria aktuale. Por ne nuk dorëzohemi. Përkundrazi, besojmë fuqishëm se vetëm përmes bashkimit mund të krijojmë një të ardhme më të mirë për familjet dhe fëmijët tanë.
Aleanca nuk është vetëm një parti, është një komunitet, një vizion dhe një angazhim për drejtësi, zhvillim dhe përfaqësim të barabartë. Bashkë me partnerët tanë në AKI, ne tregojmë se kur shqiptarët bashkohen, asgjë nuk mund t’i ndalë drejt një të ardhmeje më të mirë.
Sot është koha të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, të bashkohemi dhe të ndërtojmë një të ardhme ku fëmijët tanë do të kenë mundësi dhe shpresa. Bashkimi është forca jonë, dhe besimi tek njëri-tjetri është mesazhi që dërgojmë.



