LajmeRajon

Shkyçja e bizneseve nga energjia elektrike, Tahiri: Tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka reaguar pasi sot KEDS ka nisur shkyçje masive pas përfundimit të afatit për bizneset që s’kanë arritur marrëveshje me furnizues të licencuar nga ZRRE.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si një ‘’katastrofë kombëtare ekonomike’’, e jo vetëm si një dështim.

‘‘Bizneset po mbyllen, punëtorët po mbesin pa punë! Ky nuk është dështim – është katastrofë kombëtare ekonomike. Qeveria e Albin Kurtit po i lë mbi 1,400 biznese pa rrymë, duke rrezikuar mbi 100 mijë familje në Kosovë. Kjo është tradhti ndaj ekonomisë dhe qytetarëve të vendit!’’, ka thënë ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close