LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: Një nga projektet kyçe do të jetë dislokimi i Kazermës së Tetovës dhe transformimi i saj në park qyteti dhe qendër institucionale moderne

Kandidati për kryetar komune nga radhët e Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi sot ka shpalosur një nga prioritetet e tij për Tetovën e Re duke premtuar dislokimin e Kazermës nga qyteti dhe transformimin e saj në një park modern dhe në një qendër institucionale për qytetin, shkruan Top24

DISLOKIMI I KAZERMËS – PARKU I RI I TETOVËS
Një nga projektet kyçe të programit tonë #PërTetovënERe do të jetë dislokimi i Kazermës së Tetovës dhe transformimi i saj në park qyteti dhe qendër institucionale moderne.
Sipas standardeve të NATO-s, objekte të tilla ushtarake nuk duhet të jenë pranë zonave të banuara dhe paraqesin rrezik potencial për rrethin.
Këtë hapësirë publike prej afër prej mbi 190.000m2 do ta kthejmë në park dhe qendër administrative për qytetin:
🌳 Park funksional dhe i rregulluar për sport, relaksim dhe rekreim ë qytetarëve.
🏛 Qendër institucionale me të gjitha shërbimet publike në një vend, si:
📌Komuna e Tetovës dhe të gjitha njësitë rajonale të institucioneve tjera të tjera,
📌Gjykata dhe Prokuroria Themelore – Tetovë, 📌Policia,
📌Kadastra,
📌Drejtoria e Librave Amë etj.
Me këtë Tetova dhe qytetarët do të fitojnë:
✅ Parkun e shumëpritur që i mungon Tetovës;
✅ Lehtësim i trafikut në qytet;
✅ Garazhe në kate për qytetarët dhe të punësuarit;
✅ Shërbime më të shpejta dhe efikase;
✅ Ajër dhe ambient i pastër dhe më shumë hapësirë publike nl shërbim të qytetarëve.
Tetova do të ketë parkun e qytetit dhe një qendër institucionale që i shërben qytetarëve, duke e bërë qytetin më të gjelbër, më funksional dhe më të mirë për të jetuar.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close