
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kumtesën ku njofton për nënshkrimin e zgjedhjeve lokale, ka bërë thirrje deri te partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje lokale që të tregojnë maturi politike dhe të shmangin çdo formë presioni dhe fjalori përçarës gjatë fushatës zgjedhore, njofton Top24
“Si Kryetar i Kuvendit, jam i vetëdijshëm për rëndësinë e rolit unifikues që më është besuar, si dhe
përgjegjësinë që kam për të garantuar integritetin dhe paanshmërinë e institucioneve tona. Prandaj, bëj një
thirrje të qartë dhe të sinqertë për të gjitha forcat politike, kandidatët dhe strukturat përkatëse që të tregojnë nivel të lartë të kulturës politike. Të shmangin çdo formë presioni, fjalori përçarës dhe çdo tentativë për të
instrumentalizuar institucionet dhe burimet publike për interesat partiake. Ky është një proces që duhet të
fokusohet te qytetari, te nevojat dhe sfidat e tij reale, dhe te zgjidhjet konkrete që secili kandidat duhet të
ofrojë.
Pres që ky proces të jetë një dëshmi e pjekurisë sonë demokratike, ku respektohen rregullat, mbizotëron
dinjiteti, dhe reflekton vullneti i lirë i qytetarëve, e jo rezultat i trysnive apo manipulimeve. Në këto zgjedhje
është e domosdoshme të demostrojmë vlerat dhe standardet europiane për të pasqyruar angazhimin tonë të
palëkundur për integrim.
Duke u dëshiruar sukses të gjithë kandidatëve dhe partive politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, uroj
që këto zgjedhje lokale të jenë një garë ku idetë dhe vizionet për një të ardhme më të mirë do të jenë në
qendër të diskutimeve”, tha Gashi mes tjerash.
Gashi shpalli zgjedhjet lokale në Maqedoni, do të mbahen më 19 tetor 2025 – Top24



