LajmeRajon

Bllokimi i medias nga policia, Belind Këlliçi: Valët e News 24 janë një pasuri kombëtare, duhet të mbrohen nga secili prej nesh

Belind Këlliçi, pas bllokimit të medias nga forcat e policisë mëngjesin e sotëm, ka deklaruar se valët e News 24 janë një pasuri kombëtare dhe se duhet të mbrohen nga secili prej nesh.

Deputeti i zgjedhur i PD shprehet se News 24 është një media profesionale, zë i vërtetë dhe i domosdoshëm në tregun mediatik shqiptar.

Ndërsa paralajmëroi se: “Kushdo që mendon se nuk do ti vijë rradha, e ka shumë gabim”.

Postimi:

Edi Rama nuk njeh më kufij!

Kjo është fytyra e vërtetë e regjimit që ai ka 12 vite që u imponon shqiptarëve. Ky akt barbar, është hapi i fundit i instalimit të një diktature, që pak nga pak po e vuan çdo qytetar shqiptar.

News 24 vetëm 3 vite më parë përjetoi tritolin e Edi Ramës ndaj bizneseve legjitime të lidhura me këtë media, pikërisht si një paralajmërim për aktin e sotëm!

News 24 është një media profesionale, zë i vërtetë dhe i domosdoshëm në tregun mediatik shqiptar, i cili dita ditës po i largohet misionit të tij real duke u vënë në shërbim të plotë të propagandës qeveritare.

Valët e News 24 janë një pasuri kombëtare dhe si rrjedhojë duhet të mbrohen nga secili prej nesh.

Kushdo që mendon se nuk do ti vijë rradha, e ka shumë gabim!!!

Related Articles

Back to top button
Close
Close