Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, ka deklaruar se pjesa më e madhe e të ardhurave të qytetarëve shpenzohet për ushqim, duke theksuar se punëtorët mezi arrijnë të sigurojnë nevojat themelore të familjeve.
“Fatkeqësish, pjesa më e madhe sipas metodologjisë sonë e kemi në pjesën e vlerës së shportës minimale të konsumatorëve apo më shumë se 30% harxhohet në ushqim. Kjo do të thotë se, punojmë vetëm që të fitojmë për t’u ushqyer. Kjo do të thotë se, shkojmë në punë dhe nuk kemi para për burek dhe jogurt thënë me gjuhën e popullit, që të mund të dërgojmë para në shtëpi, që të mund të blejmë ushqim për familjen. Nëse kemi parasysht se pikërisht vlera në pjesë e ushqimit dhe pijeve është afër pagës minimale vlerës së pagës minimale, apo afër 25 mijë denarë nevojiten për një amvisëri të një familjeje katër anëtarëshe që t’i blejë 63 artikujt më të domosdoshëm ushqimor, për të cilat ne e masim një herë në muaj vlerën, përkatësisht çmimin, psh nëse buka ka qenë më lirë apo më shtrenjtë në krahasim me muajin e kaluar apo duhet mjete në lartësinë e pagës minimale vetëm për bukë dhe ujë, nëse flasim me gjuhën e popullit. Atëherë e shihni se në Maqedoni edhe sipas të dhënave të Eurostatit, por edhe të dhënat të Entit tonë të Statistikave tregojnë se, punëtorët e Maqedonisë shkojnë në punë vetëm për të mbijetuar”, deklaroi Trendafilov në emisionin “Impakt” në TV SHENJA.


