
Skuadra e Inter Miamit ka arritur një fitore 3-1 ndaj UNAM Pumas, në ndeshjen e League Cup, raundi i tretë.
Gol në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori argjentinas, Rodrigo de Paul.
Argjentinasi realizoi një gol të bukur në minutën e 45-të, pas një asisti nga Luis Suarez.
Në pjesën e dytë, Suarez shënoi një gol nga penalltia, kurse Allende shënoi për 3-1.
Kujtojmë që Inter Miami luajti pa Lionel Messin, i cili ishte në tribunë për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e kaluar.



