Protestuesit hedhin gurë drejt objektit të EULEX-it

Qytetarët e mbledhur gjatë ditës në sheshin e Prishtinës, të pakënaqur me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, mbrëmjen e sotme kanë mbërritur te objekti i EULEX-it në Zonën Industriale.

Ata e kanë sulmuar me gurë objekte tjera të forta objektin e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit.

Në afërsi të objektit janë vendosur edhe forca të shtuara speciale policore të Kosovës.