
Kandidati për kryetar komune në Çair nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani gjatë ditës ishte mysafir në konakun e familjes Ali në lagjen Dyqanxhik një vend ku mikpritja takohet me përgjegjësinë, shkruan Top24
Të ftohesh në shtëpi është një nder i veçantë.
Sot pata privilegjin bashkë me dr. Seadin dhe Sinanin të jem mysafir në konakun e familjes Ali në lagjen Dyqanxhik një vend ku mikpritja takohet me përgjegjësinë.
Bëmë një bashkëbisedim të hapur, të sinqertë, si mes njerëzve që i ndajnë të njëjtat shqetësime dhe të njëjtën dashuri për Çairin.
Dhe aty u vendos një zotim i ndërsjellë:
kur e japim dorën i qëndrojmë fjalës. Pa kalkulime. Pa hile.
Kjo është rruga që kemi zgjedhur: respekt, besim dhe përgjegjësi.




