LajmeMaqedoniTopLajm

“Shqiptarët kanë bërë shumë për Maqedoninë, dhe s’lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më” – Memli Krasniqi reagon pas thirrjeve ksenofobike në Kumanovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me thirrjet “vdekje për shqiptarët” e “dhoma gazi për shqiptarët”, të bëra në një palestër sportive në Maqedoninë e Veriut, në prani të Kryeministrit Mickoski dhe delegacionit qeveritar.

Krasniqi, në një postim në Facebook, i ka cilësuar këto mesazhe të rënda e të papranueshme dhe dëmtojnë bashkëjetesën në këtë shtet dhe përtej tij.

“Shqiptarët janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe partnerë vendimtar në rrugën euroatlantike. Gjuha e urrejtjes ndaj tyre nuk është vetëm e rrezikshme, por edhe thellësisht kundër vlerave demokratike e europiane që duhet t’i bashkojnë popujt tanë”, ka shkruar lideri i PDK-së.

Sipas Krasniqit, heshtja përballë gjuhës fashiste është qëndrim dhe dinjiteti e mirëqenia e çdo komuniteti nuk duhet të negociohen.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përgjegjësi të distancohet qartë nga çdo akt ekstremist, sepse heshtja konsiderohet miratim. Ashtu si një tjetër heshtje që po bëhet gjithnjë e më zhurmshme: ajo e Kryeministrit në ikje të Kosovës, që si kumbara i kësaj qeverie në Shkup, mban përgjegjësi morale dhe politike për këtë klimë anti-shqiptare që po thellohet dita-ditës”, ka shkruar ai.

“Shqiptarët kanë bërë shumë për këtë shtet, dhe nuk do të lejojnë askënd t’i nëpërkëmbë më”, ka shkruar më tej ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close