LajmeMaqedoniTopLajm

Blerim Bexheti në Studeniçan: Gjithkund mbretëron zhgënjimi, populli por pret tetorin për këtë referendum kombëtarë

Deputeti dhe njëherit Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti sot ka qëndruar në komunën e Studeniçanit ku ka takuar banorët e kësaj duke i informuar për situatën aktuale në vend. Bexheti para të pranishmëve theksoi se gjithëandej po shtohet zhgënjimi për këtë degradim të gjithëçkaje shqiptare duke shtuar se populli së bashku me Frontin po presin tetorin për ti dhënë përgjigje kësaj qeverie përmes këtyre zgjedhjeve që janë një referendum kombëtarë për shqiptarët, shkruan Top24

Takim me strukturat e BDI-së dega në Studeniçan!
Në vazhdën e angazhimeve drejt referendumit të Tetorit, zhvilluam një takim informativ me strukturat dhe aktivistët e Bashkimit Demokratik për Integrim në degën e Studeniçanit.
Takimi u mbajt në një atmosferë mobilizuese, ku u riafirmua përkushtimi për fitoren e radhës dhe ruajtjen e kursit politik që garanton barazi, përfaqësim dhe dinjitet për shqiptarët.
Tetori po afron bashkë, më të vendosur se kurrë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close