
Të nderuar qytetarë të Komunës së Studeniçanit,
Me përulësi dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, ju njoftoj se kam vendosur të rikandidoj si kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Studeniçanit.
Gjatë këtyre mandateve të kaluara, me mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe besimin që më keni dhënë, un dhe ekipi im profesional kemi arritur të realizojmë projekte të shumta që kanë përmirësuar ndjeshëm jetën në komunën tonë. Kam qenë i përkushtuar që të punoj pa ndërprerje, duke vënë gjithmonë interesin e qytetarëve në radhë të parë.
Aktualisht, jemi në zbatim të disa projekteve kapitale, të cilat do të kenë ndikim afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës sonë.
Të vazhdojmë me punë të pandalur në të gjitha vendbanimet e komunës.
Dëshiroj ta bëj Komunën e Studeniçanit një vend tërheqës për investitorë nga vendi dhe jashtë, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e industrisë së lehtë dhe promovimin e turizmit malor, që është një potencial i pashfrytëzuar i zonës sonë.
E ardhmja e Komunës së Studeniçanit është në duart tona – me përkushtim, transparencë dhe punë të ndershme, mund të bëjmë edhe më shumë për të gjithë qytetarët tanë.
Prandaj, me nder e përgjegjësi, kërkoj edhe një herë besimin tuaj për të vazhduar këtë rrugëtim të përbashkët.
Me respekt,
Azem Sadiki
Kandidat i pavarur për Kryetar të Komunës së Studeniçanit



