LajmeMaqedoni

Ilirjan Fetau iu drejtohet Dibranëve: E dua çdo cep të saj, çdo lagje e çdo fshat, me të gjitha vlerat historike dhe njerëzit që i japin kuptim këtij qyteti

Ilirjan Fetau kandidati i Frontit Kombëtarë për Integrim përmes një postimi u është drejtuar Dibranëve pas shpalljes së kandidaturës së tij edhe zyrtarisht gjatë ditës së djeshme. Fetau shkruan se, Dibra nuk është thjesht vendlindja ime. Ajo është pjesë e zemrës sime. E dua çdo cep të saj, çdo lagje e çdo fshat, me të gjitha vlerat historike dhe njerëzit që i japin kuptim këtij qyteti. E dua çdo gjë që Zoti ka bekuar në këtë tokë, shkruan Top24

Po ju drejtohem si njëri prej jush, si një mik që jeton në të njëjtat rrugë, me të njëjtat halle dhe kujtime të bukura nga ky qytet — gjithmonë me shpresë dhe besim se së bashku mund të bëjmë më të mirën për Dibrën tonë.
Nuk kërkoj një shans për pushtet.
Kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Frontit Evropian
Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më udhëzuan, më mbështetën dhe më inkurajuan të marr një nga vendimet më të vështira të jetës sime — jo për shkak të sfidës, por për shkak të përgjegjësisë që bart kjo detyrë.
Dibra nuk është thjesht vendlindja ime. Ajo është pjesë e zemrës sime.
E dua çdo cep të saj, çdo lagje e çdo fshat, me të gjitha vlerat historike dhe njerëzit që i japin kuptim këtij qyteti.
E dua çdo gjë që Zoti ka bekuar në këtë tokë.
Të dashur bashkëqytetarë,
Po ju drejtohem si njëri prej jush, si një mik që jeton në të njëjtat rrugë, me të njëjtat halle dhe kujtime të bukura nga ky qytet — gjithmonë me shpresë dhe besim se së bashku mund të bëjmë më të mirën për Dibrën tonë.
Nuk kërkoj një shans për pushtet.
Kërkoj një mundësi për bashkëpunim të sinqertë, për një ndërgjegje kolektive që të ndërtojmë një qytet model dhe modern.
Për ta bërë këtë, më duhet zëri yt, mendimi yt dhe besimi yt!
Dibra nuk rregullohet nga një njeri i vetëm. Por ajo mund të rilindë nga një bashkim i vërtetë.
Prandaj, në këtë rrugëtim, nuk të ftoj të më ndjekësh. Të ftoj të ecim bashkë — krah për krah, ditë pas dite.
Është koha për Dibrën!
Miku juaj,
Ilirjan Fetahu

Related Articles

Back to top button
Close
Close