
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmet mbrëmë ka pritur Grupin rapsodik dhe folklorik “Karshiaka” nga Stambolli të cilët përmes kënëgve rapsodike sollën veprimtarinë shekullore të shqiptarëve të Turqisë, sakrificën dhe mundin e tyre për ta mbajtur të gjallë identitetin tonë kombëtar duke kultivuar historinë tonë të lavdishme, shkruan Top24
Ali Ahmeti
Emocion, nostalgji, këngë patriotike dhe amanetin e shqiptarëve të Turqisë, në formë të këngës na e sollën mbremë Grupi rapsodik dhe folklorik “Karshiaka” nga Stambolli.
Bashkë me grupin rapsodik kemi ndarë momente të veçanta duke kujtuar veprimtarinë shekullore të shqiptarëve të Turqisë, sakrificën dhe mundin e tyre për ta mbajtur të gjallë identitetin tonë kombëtar duke kultivuar historinë tonë të lavdishme.
Shqiptarët anekënd botës asnjëherë nuk e kanë harruar identitetin e tyre dhe gjithmonë, me krenari, kanë kultivuar kulturën dhe historinë tonë brez pas brezi, përmes këngës dhe formave tjera të aktiviteteve.




