
Kisha Ortodokse Serbe reagoi ashpër ndaj pretendimeve të disa mediave, se Patriarku Porfirije dhe Peshkopi i Baçkës, Irinej, po negociojnë nënshkrimin e një marrëveshje themelore mes Kishës Ortodokse Serbe dhe autoriteve të Kosovës duke i quajtur ato trillime dhe shpifje.
Siç thuhet në reagim, nuk është e vështirë të dallosh se ky është një lajm i rremë që është përhapur sipas parimit “kape hajdutin” .
Në deklaratë, thuhet më tej, se çështja e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe është “çështja më komplekse politike” e negociatave për Kosovën.
“Të drejtat dhe liritë universale njerëzore dhe fetare nuk mund të jenë pjesë e negociatave për statusin dhe marrëveshjeve politike, ato nënkuptohen dhe garantohen nga aktet ligjore ndërkombëtare”, theksohet në deklaratë.



