Bota
Në Moskë nesër takim i ministrave të Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Sirisë

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov do të takohet nesër në Moskë me ministrin sirian të Punëve të Jashtme, Asad al-Shibani, kumtoi ministria ruse e Punëve të Jashtme.
“Është planifikuar të diskutohet për çështjet aktuale nga agjenda dypalëshe, çështjet ndërkombëtare dhe rajonale”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.



