
Ndaj rikthimit të pllakës së Qosetos në Shkup, nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, ka reaguar këshilltarja e BDI-së, njofton Top24.mk
Shpresa Bediji Çilafi thotë se asnjëherë nuk e ka përkrahur vendosjen e Qosetos, pasi siç thotë, për shqiptarët ai është “simbol i dhunës, vrasjeve politike dhe mungesës së tolerancës etnike”.
“📌 Qëndrim i qartë dhe i palëkundur.
🟦 Si këshilltare në Qytetin e Shkupit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, asnjëherë nuk kam përkrahur vendosjen e pllakës përkujtimore të Andon Lazov Janev – Qoseto, dhe vazhdoj të qëndroj në atë qëndrim.
❗Qoseto, ndonëse për disa shihet si “luftëtar i kauzës”, për shumë të tjerë – sidomos për komunitetet që kanë përjetuar represion dhe përpjekje për asimilim – është simbol i dhunës, vrasjeve politike dhe mungesës së tolerancës etnike.
🚫 Vendosja e një pllake përkujtimore në zemër të Shkupit për një figurë kaq kontroverse, nuk bashkon – përkundrazi, thellon ndasitë ndëretnike dhe cenon harmoninë qytetare.
🤝 Ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi dhe do të vazhdojmë të punojmë për një Shkup të barabartë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët”, thotë në reagim Bediji Çilafi.



