Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut.
Gjatë ditës do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor, e cila në pjesët perëndimore të vendit pritet të arrijë shpejtësinë deri në 80 kilometra në orë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë Celsius.
Edhe në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm, i shoqëruar me reshje lokale të shiut.


