
Blerant Ramadani nga ASh ka dalë në pëkrahje të kryetarit të partisë, Arben Taravari, njofton Top24.mk
“Ofendimi i shqiptarëve nuk është dhe nuk do të jetë kurrë gjuha jonë politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje për interesa personale apo për pushtet të përkohshëm – kjo nuk është rruga jonë. Ne besojmë në bashkëpunimin mes shqiptarëve, për të mirën e përbashkët të tyre, sepse kjo është trashëgimia jonë dhe amaneti për brezat që vijnë.
Vendimi i z. Arben Taravari për të faktorizuar shqiptarët do të mbetet një moment historik – nesër do të nderojë edhe ata që sot e kritikojnë”, shkruan Ramadani.



