
Sulmuesi shkupjan, Husein Demiri, i cili shkëlqeu me petkun e Bashkimit edicionin e kaluar, duke qëndruar ndër më të merituarit për inkuadrimin e skuadrës kumanovare në Ligën e Parë të Maqedonisë, karrierën do ta vazhdojë në Kosovë, përcjell Top24.mk
Demiri, ka pranuar ofertën e skuadrës së Vushtrrisë dhe se së shpejti pritet të shkëlqej edhe me fanellën e kësaj skuadre.
Kujtojmë që ky transfer u realizua nëpërmjet menaxherit Shëndrit Zaimi dhe Agjencisë së tij.
Përpos karierës si futbollist tani Shëndriti sukseshëm i futet edhe segmentit të menaxhimit me futbollist.





