LajmeMaqedoniTopLajm

Selimi: Hoxha i Strugës shembulli më i qartë i degradimit politik nga shumica aktuale

Analisti Sefer Selimi përmes një postimi në profilin e tij në FB a ka komentuar emërimin e isha deputetit Salim Sulejmani si të dërguar special në shtetet Arabe si degradim të përfaqësimit politik nga shumica aktuale është ish-deputeti i Strugës, një figurë që 99% e qytetarëve ende nuk e njohin me emër por e identifikojnë vetëm nga profesioni që kishte para se të hynte në politikë, shkruan Top24

Shembulli më i qartë i degradimit të përfaqësimit politik nga shumica aktuale është ish-deputeti i Strugës, një figurë që 99% e qytetarëve ende nuk e njohin me emër por e identifikojnë vetëm nga profesioni që kishte para se të hynte në politikë.
Fillimisht u kandidua pasi shumë të tjerëve të cilëve iu ofrua mundësia e kandidimit e refuzuan. Pasi e fitoi mandatin, askush nuk ia dëgjoi zërin e as ia pa fytyrën. Dhe kur erdhi momenti për të qëndruar krah atyre që e kandiduan: ia lagu për një pozitë funksionari!
Kur e denoncova këtë transaksion tipik korruptiv, ata që gënjejnë çdo ditë e cilësuan si shpifje. Ndërkaq sot krenohen me emërimin e tij në funksionin “e kapur”!
Çfarë maskarade përfaqësimi…

Related Articles

Back to top button
Close
Close